Telenews

“Aseti” kap në Durrës mbi 200 mijë euro, dyshohen si produkt i veprimtarive kriminale

Policia Kufitare e Portit të Durrësit, në bashkëpunim me autoritetet doganore, ka finalizuar operacionin e koduar “Aseti”, duke sekuestruar një shumë prej 223,200 eurosh që dyshohet se janë produkt i veprimtarive kriminale.

Operacioni u realizua në kuadër të kontrolleve dhe verifikimeve në hyrje/dalje të Shqipërisë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi.

Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë Kufitare kanë arrestuar në flagrancë shtetasin shqiptar M. D., 36 vjeç, rezident në Itali, pasi iu gjetën në çantën e shpinës 223,200 euro që ai tentonte t’i nxirrte nga Shqipëria, pa i deklaruar në Doganë.

Pas arrestimit, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, e cila ka nisur hetimet për të përcaktuar burimin e këtyre parave dhe për të zbardhur plotësisht veprimtarinë kriminale.

 

Të ngajshme

Vdes në QKUK një 24-vjeçare pas një aksidenti të trafikut

Valjeta Turkaj

KEK-u ka nisur furnizimin me energji për ndërmarrjet në tregun e lirë

Valjeta Turkaj

Osmani: E ardhmja jonë si shoqëri matet me mënyrën si i trajtojmë fëmijët

Valjeta Turkaj