Telenews

AShNA paralajmëron acar në Kosovë

Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror – ASHNA ka paralajmëruar se nga javë e ardhshme në Kosovë do të mbajë mot dimëror.

Sipas parashikimit të tyre, temperaturat maksimale do të zbresin në -8 gradë celsius, ndërsa ato minimale në -1 gradë celsius.

Nga kjo agjenci thonë se do të ketë reshje bore, përfshirë edhe zonat urbane.

“Devijimi stratosferik që tashmë ka ndodhur dhe ka afektuar vendet nordike të cilat po përjetojnë temperatura të ulëta madje deri -43°C, nga e hëna e javës së ardhshme për disa ditë me radhë pritet të shtrihet edhe në zonat e gadishullit ballkanik, duke sjellur edhe shtresa bore të cekëta të cilat do të mbulojnë edhe zonat urbane. Temperaturat minimale pritet të zbresin deri në -08°C, ndërsa ato maksimale deri në -1°C. Erërat e furishme veri – verilindore me shpejtësi deri në 20m/s, do të shkaktojnë ndjesinë e një acari të vërtetë, tipik për muajin janar, duke rezultuar me vështirësi në zhvillimin e aktiviteteve normale jetësore të qytetarëve”, thuhet në njoftim. /Express/

Të ngajshme

Jetësojeni ëndrrën tuaj në Hill Side Residence nga ACE Group

Valjeta Turkaj

Sa shpenzuan subjektet politike për zgjedhjet e 9 shkurtit? – KQZ publikon raportin

Valjeta Turkaj

Trump paralajmëron: SHBA nuk do të ndihmojë Argjentinën nëse Milei humb zgjedhjet

Valjeta Turkaj