Nga Statistikat e Arsimit për vitin shkollor 2022/2023 ka dalë se ka pasur rënie të lehtë të numrit të fëmijëve në çerdhe dhe parashkollor, nxënësve dhe të studentëve.
Numri i fëmijëve në çerdhe dhe parashkollor për vitin shkollor 2022/2023 ishte 30.996, ku krahasuar me vitin paraprak (2021/2022), që ishte 32.397 fëmijë, kishte një rënie të lehtë prej 1.401 fëmijë, thuhet në statistikat e publikuara nga ASK-ja dhe MASHTI.
Në sektorin publik në vitin shkollor 2022/2023 ishin 24,366 fëmijë ose 78,6%, ndërsa në sektorin privat 6,630 fëmijë ose 21,4%. Krahasuar me vitin paraprak (2021/2022) në sektorin publik ishin 24,431 fëmijë ose 75.4% ndërsa në sektorin privat 7,966 fëmijë ose 24,6%.
Sipas statistikave, ka pasur interesim më të madh në sektorin privat në vitin shkollor 2022/2023 krahasuar me 2021/2022.
“Numri i nxënësve në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët në vitin shkollor 2022/2023 ishte 220 578, prej tyre në sektorin publik ishin 212 967 ose 96,5% dhe në sektorin privat 7 611 ose 3,5%. Krahasuar me vitin shkollor (2021/2022) ku numri i nxënësve ishte 224 429, prej tyre në sektorin publik ishin 217 977ose 97,1%, ndërsa në sektorin privat 6 452 ose 2,9%. Nga kjo mund të shohim se sektori publik ka një rënie të numrit të përgjithshëm, kurse sektori privat ka një rritje të lehtë të numrit të nxënësve krahasuar me vitin 2021/2022”, thuhet në komunikatën e ASK-së.
Ndërkaq, ka pasur më pak nxënës të regjistruar në sektorin publik.
“Numri i nxënësve në arsimin e mesëm të lartë në vitin 2022/2023 ishte 67 373, prej tyre në sektorin publik 63 029, ose 93,6%, ndërsa në sektorin privat ishin 4 344 nxënës ose 6,4%. Krahasuar me vitin paraprak 2021/2022 (që ishin 70 850 nxënës, në sektorin publik 67 138 ose 94,8% dhe në sektorin privat 3 712 ose 5,3% ), ka rënie të numrit të përgjithshëm të nxënësve. Rënie më e madhe vërehet te sektori publik krahasuar me sektorin privat”, ka njoftuar tutje Agjencia e Statistikave.
Ndërkaq, sa i përket studentëve, ka pasur rënie të numrit të tyre krahasuar me një vit më parë.
“Numri i përgjithshëm i studentëve në arsimin e lartë në vitin 2022/2023 ishte 71 948, prej tyre në universitetet publike 40 996 studentë, ose 57,0%, ndërsa në kolegjet private ishte 30 952 studentë, ose 43,0%. Krahasuar me vitin paraprak 2021/2022 (që ishin 82 389 studentë, prej tyre në universitetet publike 50 188 studentë, ose shprehur në përqindje 60,9%, ndërsa në kolegjet private ishte 32 201 studentë, ose 39,1%, ka rënie të numrit të përgjithshëm të studentëve”, ka pasqyruar ASK-ja.