Telenews

ASK: Serbët në veri refuzojnë të regjistrohen, në jug janë regjistruar masivisht

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka njoftuar se serbët në veri janë duke refuzuar të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë, ndërsa në jug komuniteti serb është regjistruar në mënyrë masive.

Shefi i ASK-së, Avni Kastrati, në konferencë për media, ka deklaruar se ka një regjistrim të disa familjeve në komunat veriore, por është i vogël.

“Kemi pasur diskutim me disa institucione ndërkombëtare, do t’ua transmetojmë çfarë i kemi transmetuar komunitetit serb në veri… Mospjesëmarrja në regjistrim nuk ekziston. U bëj thirrje komunitetit serb, procesi nuk është politik”, ka thënë Kastrati.

Ai i ka bërë thirrje komunitetit serb të marrë pjesë në regjistrim, sepse, siç ka thënë ai, kjo është një e mirë për ata.

Teksa ka theksuar se projekti për regjistrim do të shkojë përpara, dhe nëse serbët në veri nuk marrin pjesë do të bëhet një vlerësim sipas standardeve ndërkombëtare.

“Besoj ka qenë jo e mirë për komunitetin serb, projekti për regjistrimin do shkojë përpara, nëse nuk marrin pjesë ne do ta bëjmë një vlerësim që është sipas standardeve ndërkombëtare, ne e mbulojmë edhe atë pjesë… Lista Serbe ka bërë thirrje që është jashtëligjore, do të veprojmë sipas ligjeve në fuqi. Ka pasur ndikim te pjesa veriore, sepse në jug komuniteti serb është regjistruar në mënyrë masive”, ka deklaruar ai.

Mes të tjerash, Kastrati ka bërë të ditur se procesi i regjistrimit të popullsisë është duke shkuar ashtu siç edhe është planifikuar.

Sipas tij, numri i përgjithshëm i të regjistruarve deri tani ka arritur afër 900 mijë dhe se deri të martën mund ta arrijë njëmilionëshin.

source

Të ngajshme

Abdixhiku i ashpër me Kurtin: Po i trajton partnerët si militantë e diplomacinë si kafehane

Kryediplomatja gjermane thirrje Qeverisë së Kosovës nga Bundestagu që të bëjë gjithçka për anëtarësim në KiE

Publikohet letra e Scholz, Macron, Meloni ndaj Kurtit: Po rrezikoni anëtarësimin në KiE, hapat e juaj për Asociacionin nuk mjaftojnë

KushtrimGuraj