Telenews

“Askush nuk i ka prekur”, thotë Vuçiq për policët kosovarë të kidnapuar

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka folur për tre policët kosovarë që u kidnapuan brenda territorit të Kosovës.

Ai në një konferencë për media tha se askush nuk i ka prekur policët dhe se sipas tij asgjë e keqe nuk ka ndodhur me ta.

“Asgjë nuk ju mungon, nuk kanë asnjë mavijosje, askush nuk i ka prekur. Dhe në të gjitha deklaratat e tyre kontradiktore ku njëri thotë jo nuk kemi ecur, dhe tjetri thotë se ecëm,  eca pak, u ngjita pak, pastaj ecëm pak më tej, u larguam nga vetura. Pra, çfarë ishin duke bërë,  po mblidhnin kërpudha”, transmeton Klankosova.tv.

Kreu i shtetit serb thotë se rreth rastit i kanë dërguar një letër EULEX-it.

“I dërguam një letër EULEX-it, në të cilën thoshim, mendoj se është gjëja më e ndershme në botë. Që ta dini, ne nuk do t’i parandalojmë gënjeshtrat e tyre. As perëndimore, as shqiptare. Sepse ata punojnë së bashku. Të vetmit që mund të them se nuk ishin të pasaktë ishin komanda e NATO-s dhe ushtarët e KFOR-it që nuk ishin të pasaktë”, theksoi Vuçiq.

Të ngajshme

Dita e të mbijetuarve të dhunës seksuale të luftës në Kosovë, një burrë sot shpalos rrëfimin e tij

Valjeta Turkaj

Presidentja e ashpër me Qeverinë: E refuzuan heqjen e tarifës ndaj Amerikës, Serbisë ia mbajmë tarifën zero

Valjeta Turkaj

Një vajzë e vogël goditet nga motoçikleta në sheshin e Pejës

Valjeta Turkaj