Telenews

“Ata po manipulojnë pamjet”, Real Madridi ‘shpërthen’ pas penalltisë që iu dha Atletico Madridit

“ata-po-manipulojne-pamjet”,-real-madridi-‘shperthen’-pas-penalltise-qe-iu-dha-atletico-madridit

Për fundjavën e dytë radhazi, Real Madridi duket se i ka dhënë fund një ndeshje në La Liga me ndjenjën se janë prekur nga vendimet e gjyqtarit.

Në derbin e Madridit që përfundoi me rezultat 1-1, nikoqirët kishin besimin se vendimi për t’i dhënë penallti Atletico Madridit në pjesën e parë nuk ishte i drejtë.

Ata që janë të lidhur me Real Madridin ndihen të mërzitur me vendimin dhe ani pse Carlo Ancelotti hezitoi të flasë për këtë çështje, Real Madrid TV nuk e bëri këtë.

“Nuk ka absolutisht asgjë, topi tashmë ka kaluar dhe është Lino ai i cili po kërkon duelin me Tchouamenin. Problemi është se Soto Grade i ka pamjet e ngrira për ta bërë të duket se francezi po shkelë mbi të”.

“Ata po manipulojnë pamjet nga VAR-i, sepse i shfaqën momentin kur këmba e Tchouamenit është mbi atë të Linos, por nëse e shihni më vonë aksionin e kuptoni se Lino bie në tokë në një mënyrë të panatyrshme”.

“Ne po përballemi me skuadrën më të favorizuar nga sistemi dhe VAR-i. Nuk ka absolutisht asgjë. Është e mrekullueshme, që ai shkoi ta shohë këtë. De Burgos Bengoetxea është mizor. Skuadra më e favorizuar nga sistemi, kjo është për të ardhur keq”, thuhej në reagimin e Real Madrid TV.

‘Los Blancos’ tashmë ishin ankuar tek Federata e Futbollit të Spanjës pas humbjes me rezultat 1-0 ndaj Espanyolit javën e kaluar, aty ku Carlos Romero i shpëtoi kartonit të kuq për një ndërhyrje të rrezikshme ndaj Kylian Mbappe.

Të ngajshme

Lëndohet Daku, mund t’i mungojë Shqipërisë në eliminatoret e Botërorit

KushtrimGuraj

Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

KushtrimGuraj

Dhuna në derbin e kryeqytetit, ka të arrestuar

KushtrimGuraj