Telenews

Ata që shajnë e akuzojnë e kanë një frikë

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas shumë kritikash që mori për propozimin e draft Statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Rama përmes një postimi në Twitter, ka thënë se ata që shajnë e akuzojnë pa e ditur përmbajtjen e propozimit të tij e kanë një frikë.

“Ata që shajnë e akuzojnë pa e ditur fare çka përmban draft-Statuti i Asociacionit kanë frikë vetëm nga një gjë: Se mos humbasin armikun që u krijon kushtin ekzistencial që të flasin dhe të sillen si në llogore, ndërkohë që lufta ka mbaruar në 1999 dhe armiku është mundur”, ka shkruar Rama.

Të ngajshme

Rama nga Michigan-i flet për vendimin e Speciales: Shqipëria do t’i qëndrojë në krah Kosovës

Yllka Gashi

Dita 6: Sonte protestohet sërish, shqiptarët në këmbë për çlirimtarët

Yllka Gashi

Rama për vendimin e Speciales: Shqipëria do t’i qëndrojë në krah Kosovës

Yllka Gashi