Telenews

Atalanta mposht Romën, siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve

atalanta-mposht-romen,-siguron-pjesemarrjen-ne-ligen-e-kampioneve

Atalanta ka triumfuar ndaj Romës në kuadër të xhiros së 36-të në Serie A me rezultat 2-1 për të siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Ndeshja nisi më mirë me skuadrën vendase që vetëm pas nëntë minutave lojë kaluan në epërsi.

Charles De Ketelaere asistoi te Ademola Lookman i cili shënoi një gol të bukur për 1-0.

Megjithatë mysafirët nga kryeqyteti italian arritën të barazonin rezultatin në minutën e 32-të, kur Matias Soule asistoi te Bryan Cristante i cili barazoi shifrat në 1-1.

45 minutat e para të ndeshjes u mbyllën me rezultatin baras 1-1.

Edhe pjesa e dytë ishte shumë e zjarrtë me dy skuadrat që krijuan raste të mira shënimi.

E zëvendësuesi Ibrahim Sulemana doli të jetë vendimtar për vendasit, duke shënuar në minutën e 76-të një gol të bukur nga distanca për 2-1.

Deri në fund përkundër përpjekjeve të mysafirëve gola më nuk pati dhe ndeshja u mbyll 2-1 për Atalantën.

Atalanta tanimë blindon pozitën e tretë në tabelë me 71 pikë, derisa Roma mbetet e gjashta në tabelë me 63 sosh.

Ndeshjen e radhës Atalanta e zhvillon në udhëtim te Genoa, derisa Roma në Olimpico pret Milanin.

Të ngajshme

Ancelotti kontakton dy yjet e mëdha të Brazilit

KushtrimGuraj

Oltion Bilalli reagon për herë të parë pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore: “ELHAMDULILAH, do të kthehem më i fortë!”

Donat Hashani

Finalja e Champions League Inter-PSG, UEFA vendos për arbitrin

Donat Hashani