Telenews

ATK-ja inkason 78.9 milionë euro më shumë se në vitin 2022

Nga janari e deri në korrik Administrata Tatimore e Kosovës ka grumbulluar mbi 514 milionë euro, ose 18% më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Administrata Tatimore e Kosovës thotë se po vazhdon me punën në drejtim të rritjes së mbledhjes së të hyrave tatimore, të cilat ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit.

“Mjedisi në të cilin ATK vepron është kompleks dhe vazhdimisht pëson ndryshime, andaj kjo e detyron Administratën Tatimore të reagojë paanshëm në përputhshmëri me legjislacionin në fuqi.

Pikërisht në kuadër të kësaj, plani i të hyrave fokusohet në qëllimet strategjike si: përmirësimi i mbledhjes së të hyrave dhe zvogëlimi i hendekut tatimor.

Pastaj, forcimi i përmbushjes vullnetare në të gjitha segmentet e tatimpaguesve vazhdon të mbetet prioritet kryesor, duke u siguruar që tatimpaguesit paguajnë shumën e saktë tatimore, dhe të ndërmerren veprimet e duhura ndaj tatimpaguesve mospërmbushës”, thuhet në komunikatën për media nga ATK-ja.

Sipas njoftimit, në periudhën janar – korrik 2023 të hyrat e grumbulluara janë 514.8 milionë euro, nëse i krahasojmë me periudhën e njëjtë të vitit 2022, me rritje mbi 78.9 milionë euro më shumë, ose 18,1%.

“ATK-ja falënderon të gjithë tatimpaguesit, të cilët i kryejnë saktë dhe me kohë obligimet tatimore dhe njofton tatimpaguesit jopërmbushës se do të merren të gjitha veprimet ligjore për mospagesë të tatimit, siç parashihet me dispozita ligjore. Paguani tatimet, ndërtojeni vendin tuaj!”, thuhet në njoftim.

Të ngajshme

INCIDENT NË BURGUN E SIGURISË SË LARTË NË DYZ – DYSHIME PËR NJË RRAHJE TË ORGANIZUAR

Rrezarta Ramaj

Kurti: Do të investojmë mbi 1 miliard euro në ushtri gjatë këtij mandati

Rrezarta Ramaj

Ardhje të mëdha te Kombëtarja Shqiptare, një nga ta po shkëlqen në Serie A

Rrezarta Ramaj