Telenews

ATK lanson projektin ku fton qytetarët të paguajnë tatimet

Administrata Tatimore e Kosovës ka lansuar projektin për Kreditimin e TVSH-së, i cili ka për përmirësimin e përmbushjes tatimore. Sipas planifikimeve ATK do të kryejë aktivitete intensive me qëllim të identifikimit të personave, të cilët bazuar në dispozitat ligjore nuk deklarojnë saktë kreditimin e TVSH-së, njofton ATK, përcjell Telenews.al.

“Administrata Tatimore e Kosovës ka përzgjedhur të trajtoj këtë kategori të tatimpaguesve duke u nisur nga fakti se TVSH në raport me tatimet tjera është tatimi më i rëndësishëm dhe mekanizmi më me ndikim në teorinë dhe praktikën tatimore, përmes së cilit realizohet funksionimi i suksesshëm dhe i qëndrueshëm  i sistemit tatimor në vend”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Për këtë arsye, ATK u bën thirrje të gjithë tatimpaguesve të përmbushin detyrimet tatimora të parapara me legjislacion, përndryshe do të merren masat e përcaktuara përmes këtij legjislacioni.

Të ngajshme

Euro bie “përtokë”, leku forcohet

Valjeta Turkaj

Rriten subvencionet për lindjet në QKMF-në e Rahovecit

Erzana Fazliu

Shifra alarmante, miliona euro “digjen” për importin e cigareve

Donat Hashani