Telenews

ATK për periudhën janar-mars rrit të hyrat tatimore për 12.2%

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se është rritur numri i të hyrave tatimore në 25.8 milionë euro, kurse institucioni kryesor për mbushjen e arkës së shtetit vazhdon të performojë në mënyrë të shkëlqyer në drejtim të rritjes së mbledhjes së të hyrave tatimore.

“Profesionalizmi, implementimi i legjislacionit tatimor, llogaridhënia, rritja e shërbimeve digjitale, partneriteti me qytetar në raportimin e rasteve korruptive, janë disa nga faktorët të cilët kanë ndikuar në rritjen e trendit të të hyrave tatimore dhe uljen e statistikave të evazionit fiskal”, thuhet nga ATK në postimin në Facebook.

Mbledhja e të hyrave për periudhën janar-mars 2024, kap shifrat prej 236.2 milionë euro, dhe në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kemi rritje për 25.8 milionë euro apo 12.2%.

Si përfundim, ATK falënderon të gjithë tatimpaguesit, të cilët i kryejnë saktë dhe me kohë obligimet tatimore!

source

Të ngajshme

Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë, të dyshuar dy vëllezër

Yllka Gashi

Evropa nën alarm nga zjarret, mijëra hektarë pyje përfshihen nga flakët

Yllka Gashi

Deficiti tregtar arrin në 578.3 milionë euro, eksportet mbulojnë vetëm 15% të importeve

Yllka Gashi