Telenews

Atmosfera brenda takimeve të Kurtit e Vuçiq me Macron, Scholz e Meloni, BE i publikon videot

Bashkimi Europian ka publikuar pamjet nga takimi i mbrëmshëm kryeminsitrit Albin Kurti me presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, kancelarin gjerman, Olaf Scholz, presidentin frances, Emmnuel Macron dhe kryeministren italiane, Giorga Meloni. Pjesë e takimit ishin edhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, si dhe emisari Miroslav Lajçak.

Pas takimit me Kurtin, liderët europianë zhvilluan takim edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Më herët në një prononcim për media, Borrell paralajmëroi takime të tjera me kryeministrin Kurti dhe presidentin serb Vuçiq dhe për këtë tha se ndoshta do t’i duhet ta lë takimin e Këshillit Europian. Ai tha se puna po vazhdon dhe se për Kosovën dhe Serbinë s’ka zgjidhje tjetër përveç asaj që del nga dialogu. /Telenews.al/

Të ngajshme

Mehmeti-Selimi: Nën hijen e këtij flamuri, gjithmonë krenarë, gjithmonë të fortë!

Yllka Gashi

Dua Lipa shpërndan mesazhin e Dukagjin Lipës: “Liria ka emër”

Yllka Gashi

Kryeministri i Kanadasë: Nuk synojmë anëtarësimin në BE dhe s’heqim dorë nga sovraniteti

Yllka Gashi