Telenews

Auditori me gjetje të shkeljeve të shumta për policët e suspenduar dhe që vazhduan të paguhen

144 policë të suspenduar kanë vazhduar të kompensohen me 50 përqind të pagës, përtej peridhës së paraparë me Udhëzimin Administrativ e që është gjashtë muaj.

“Numri i zyrtarëve të suspenduar, të cilat vazhdojnë të kompensohen përtej periudhës së lejuar me dispozitat në fuqi, sipas konfirmeve zyrtarëve përkatës, deri në fund të vitit 2023 ishte 144. Kjo është verifikuar me rastin e suspendimit të përkohshëm të zyrtarit policer, bazuar në vendimin e datës 17.03. 2022, i cili ishte kompensuar me pagë me lartësi prej 50 % përtej tejkalimit të periudhës së lejuar prej 6 muajve. Për më tej, janë verifikuar edhe nëntë raste tjera nga lista e pagave krahasuar me listën e të suspenduarve”, thuhet në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit për Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Sipas Auditorit, kjo kishte ndodhur pasi Policia e Kosovës ende nuk kishte pranuar rekomandimin për ndërprerje të suspendimit të përkohshëm nga Inspektorati Policor i Kosovës.

“Mosrespektimii i rregulloreve në fuqi për kompensimin e pagesave për suspendim të përkohshëm më gjatë se gjashtë muaj, mund të sjellë kosto shtesë për buxhetin e Policisë së Kosovës, duke ulur disponueshmërinë e fondeve për nevojat e tjera buxhetore.

Ministri dhe Drejtori i Përgjithshëm i PK’së duhet të sigurojnë që të zbatohen me saktësi kufizimet kohore dhe kompensimet në pagë sipas rregulloreve në fuqi, duke shmangur shkeljet dhe moskuptimet e mundshme”, thuhet në raport.

 

Të ngajshme

Gara për Topin e Artë, Rodri sposton yjet e Real Madrid-it

Erzana Fazliu

Bashkatdhetarë të shumtë kanë nisur të vijnë për pushime në Kosovë, kjo është gjendja në pikat kufitare

Erzana Fazliu

Qeveria thotë se do t’i dërgojë me kohë komentet mbi planin e zbatimit të Marrëveshjeve

Erzana Fazliu