Telenews

Autobusët për Podujevë nuk lejohet të kthehen nga Xhamia e Llapit, ndërhyn Komuna e Prishtinës me Policinë

Komuna e Prishtinës bashkë me Policinë e Kosovës ka ndërmarrë veprimet për ndalimin e kthimit të autobusëve për Podujevë nga Xhamia e Llapit.

Dje Komuna e Prishtinës u zotua se do të nisë zbatimin e marrëveshjes së arritur për qarkullimin e autobusëve ndërurbanë, përfshirë linjat që vijnë nga Podujeva.

“Kjo marrëveshje nuk ka qenë njëanshme, por është arritur si rezultat i një procesi të gjerë shumëpalësh, ku kanë qenë të përfshira: Komuna e Prishtinës, Komuna e Podujevës, Ministria e Planifikimit të Mjedisit dhe Hapësinor, si dhe Shoqata e Operatorëve të Transportit. Raportimet e fundit që tregojnë se disa operatorë nga Podujeva synojnë të anashkalojnë Stacionin e Autobusëve të Prishtinës dhe të ndalojnë në Xhaminë e Llapit janë shqetësuese dhe përbëjnë shkelje të qartë të rregullave komunale dhe marrëveshjes së ndërsjellë”, tha kryeqyteti.

Në këtë njoftim u tha se veprime të tilla nuk do të lejohen.

Komuna do të ndërmarrë të gjitha masat ligjore dhe administrative të nevojshme për të siguruar që të gjithë autobusët ndërurbanë, pa përjashtim, të ndalojnë në Stacionin zyrtar të Autobusëve në Prishtinë për marrjen dhe lëshimin e udhëtarëve. Ndalimet e paautorizuara brenda qendrës së qytetit paraqesin rrezik për sigurinë në trafik, rendin publik dhe planifikimin urban të transportit. Po ashtu, rikujtojmë se qendra e Prishtinës nuk mund të akomodojë transport ndërurban, për shkak të dinamikave të zhvillimit të qytetit, rritjes së fluksit të mjeteve dhe nevojës për menaxhim të qëndrueshëm të hapësirës publike”.

Të ngajshme

Tragjike në Obiliq: Gjendet i varur 50-vjeçari pranë shtëpisë së tij

Valjeta Turkaj

Cozman feston ditëlindjen, merr urim të veçantë nga e dashura e tij

Erzana Fazliu

Zelensky falënderon Trumpin pas mbërritjes në Uashington

Valjeta Turkaj