Telenews

Autobusi elektrik pa shofer në transportin publik shihet në Madrid

autobusi-elektrik-pa-shofer-ne-transportin-publik-shihet-ne-madrid

Projekti i parë i autobusit elektrik pa shofer në transportin publik në Spanjë ka filluar në kryeqytetin Madrid.

Si pjesë e një projekti të nisur nga qeveria autonome e Madridit për të mbështetur masa të reja miqësore me mjedisin dhe të qëndrueshme të transportit publik me rastin e “Javës Evropiane të Lëvizshmërisë” që zhvillohet midis 16-22 shtatorit, u krye testimi i parë i autobusit elektrik pa shofer në zonën e parkimit Casa de Campo të qytetit.

Autobusi i cili mund të arrijë shpejtësi deri në 40 kilometra në orë në kushte normale, do të udhëtojë me një shpejtësi maksimale prej 15 kilometrash në orë gjatë periudhës së testimit dhe se karikimi i baterisë është i kufizuar në 8-10 orë.

“Ky është një automjet që e kemi zhvilluar për transportin publik të pasagjerëve dhe kemi filluar testimin pilot. Është një automjet që mund të përdoret vetëm për distanca të shkurtra prej 1-5 kilometrash”, tha për Anadolu drejtori i Divizionit të Elektronikës dhe Lëvizshmërisë Inteligjente të CTAG Francisco Sanchez.

Duke theksuar se së shpejti do të fillojnë provat në Universitetin e Vigos në Spanjën veriore, përveç Madridit, Sanchez tha: “Këto automjete ofrojnë një zgjidhje për problemet e transportit publik dhe do të jenë të hapura për konkurrencë në treg shumë shpejt. Aktualisht, këto automjete po testohen në shumë qytete anembanë botës”. /AA/

Të ngajshme

Aksionet e Teslas rriten ndjeshëm, Musk blen aksione me vlerë rreth 1 miliard dollarë

KushtrimGuraj

Suedi, një sulm kibernetik zbulon të dhënat e 1,5 milionë personave

KushtrimGuraj

SHBA drejt një marrëveshjeje me Kinën për TikTok, konfirmon Sekretari i Thesarit

Valjeta Turkaj