Telenews

Autobusi kosovar ngec në një nënkalim në Zagreb

Autobusi i kompanisë kosovare “Flutura Raizen” ka ngecur nën nënkalimin më të famshëm në Zagreb në rrugën Miramarska.

Një autobus dykatësh katër metra i lartë ka tentuar të kalojë nën një nënkalim 3.65 metra të lartë, shkruan gazeta kroate Jutarnji list.

“Sot një automjet me targa të Kosovës duke lëvizur drejt qendrës, ka ngecur në pjesën më të gjerë të nënkalimit, ku çatia e tij ka goditur tavanin e nënkalimit. Komunikacioni ka mundur të vazhdojë në korsinë e djathtë, të ngushtë, që kalon nën nënkalim”.

“Sipas dëshmitarëve, drama është zgjidhur për rreth 20 minuta kur shoferi ka arritur të kthehet prapa”, raporton gazeta kroate.

Të ngajshme

Prokuroria nis hetime për vdekjen e disenjatorit Festim Isufi

Valjeta Turkaj

Ngërçi politik: Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë Kurtit në Qeveri

Valjeta Turkaj

Sali Berisha ka një porosi për demokratët, akuzon PS-në për dallavere

Valjeta Turkaj