Telenews

Autobusi rozë nis sot rrugëtimin në rrugët e Prishtinës duke ofruar mamografi falas

Autobusi që shihni në fotot, ngjyrë rozë do të fillojë sot qarkullimin nga ora 11:00, e në të cilin do të ofrohet shërbim i mamografisë falas. Nisja bëhet në rrugën “Luan Haradinaj”, konkretisht te New Born dhe e gjithë kjo në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për parandalimin e kancerit të gjirit.

Shërbimi i mamografisë do të ofrohet falas edhe në tri Qendrat e Mjekësisë Familjare: në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, atë të lagjes “Dardania” dhe në QMF “Veternik”. Ndërkohë, komuna ka falënderuar ekipet e basketbollit të Trepçës e Pejës, lojtarët e së cilave do të veshin bluzat “Race for the Cure Prishtina 2023” në shenjë mbështetje për fushatën e vetëdijësimit kundër kancerit të gjirit.

“Ju lutemi nëna, motra, gra, sidomos nëse jeni mbi 40 vjeç bëjeni mamografinë, është falas dhe mund ta bëni në Qendrat e mjekësisë familjare në lagjet “Qafa”, “Dardania” dhe “Veternik”. Kontrolli mund të shpëtojë jetë”, thuhet në reagimin e komunës.

Të ngajshme

Truku për të fjetur rehat kur është vapë dhe pa ajër të kondicionuar

KushtrimGuraj

10 shenja që tregojnë se nuk po kujdeseni si duhet për trupin dhe mendjen tuaj

KushtrimGuraj

Çfarë i ndodh trupit nëse mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?

KushtrimGuraj