E themeluar në shtator të vitit 2019 me mbështetjen e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, AutoNet është shndërruar në një nga historitë më të suksesshme të inovacionit digjital në Kosovë dhe rajon. Si platforma e parë online për blerjen e veturave nga Evropa , AutoNet ka krijuar një urë të drejtpërdrejtë që lidh Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me tregun më të madh të automjeteve në Bashkimin Evropian, duke e pozicionuar Kosovën si qendër rajonale për tregtinë online të veturave.
Platforma bidautonet.com u ofron përdoruesve qasje në kohë reale në mijëra vetura të publikuara çdo ditë nga tregjet më të mëdha evropiane, përfshirë Gjermaninë, Francën, Holandën, Belgjikën, Italinë, Danimarkën, Spanjën etj. Sistemi i saj inovativ i ankandeve online dhe blerjeve direkte e ka bërë procesin e blerjes së veturave më të shpejtë, më të lirë dhe më transparent se kurrë më parë.
AutoNet përfaqëson një hap të madh në procesin e digjitalizimit të ekonomisë së Kosovës, duke sjellë standarde të reja në tregtinë e automjeteve. Përmes një platforme të sigurt dhe plotësisht të automatizuar, qytetarët dhe bizneset mund të blejnë veturë nga Evropa me dokumentacion të plotë, origjinë të verifikuar dhe asistencë të vazhdueshme profesionale.
Veturat që publikohen në AutoNet janë me origjinë nga tregjet evropiane, të mirëmbajtura në servise të autorizuara dhe që plotësojnë të gjitha kriteret e Bashkimit Evropian për cilësi, siguri dhe standarde mjedisore. Kjo qasje ka ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së automjeteve në tregun kosovar, në rritjen e sigurisë rrugore dhe në reduktimin e ndotjes së ambientit, duke sjellë përfitime afatgjata për shoqërinë dhe ekonominë.Përmes sistemit online të AutoNet, klientët kanë qasje në kohë reale në tregun më të madh të veturave evropiane, ku çdo ofertë shoqërohet me të dhëna të detajuara dhe raporte inspektimi nga ekspertë të Evropian. Platforma ofron një proces tërësisht transparent, me çmime më të mira në Evropë. Përveç blerjes, AutoNet kujdeset për të gjitha fazat e tjera – nga verifikimi i dokumentacionit e deri te transporti ndërkombëtar i veturës. Falë rrjetit të saj logjistik dhe flotës së dedikuar të transportit, çdo automjet dorëzohet në afat rekord dhe me siguri të plotë
Në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, AutoNet për markat që plotësojnë kriteret siguron certifikata origjine, duke u mundësuar klientëve import me tarifë doganore 0% dhe proces të garantuar ligjërisht.
Pas gjashtë vitesh zhvillimi të pandërprerë, AutoNet konsiderohet tashmë si një nga inovacionet më të rëndësishme digjitale në tregun e automjeteve në Ballkanin Perëndimor. Me miliona vetura të publikuara, mijëra të shitura dhe mijëra klientë të kënaqur, AutoNet është shndërruar në një histori suksesi që ka transformuar mënyrën se si blihet vetura nga Evropa. Platforma është bërë simbol i transparencës, efikasitetit dhe besueshmërisë, duke vendosur standarde të reja në tregtinë digjitale të automjeteve në Kosovë dhe rajon.
Përmes inovacionit të vazhdueshëm dhe përkushtimit ndaj cilësisë, AutoNet po e pozicionon Kosovën si qendër ballkanike për tregtinë online të automjeteve nga Evropa — një model i ri suksesi që bashkon teknologjinë, ekonominë dhe integrimin evropian në një platformë unike.
Me analiza të vazhdueshme të tregut dhe angazhim aktiv në proceset zhvillimore, AutoNet synon të afrojë standardet vendore me ato të Bashkimit Evropian, duke e pozicionuar Kosovën si pjesë të rëndësishme të zinxhirit ekonomik rajonal dhe evropian.
AutoNet, me staf të kualifikuar dhe investime të planifikuara, mbetet e përkushtuar në zhvillimin e shërbimeve dhe inovacioneve që garantojnë standarde të larta profesionalizmi dhe transparence. Në bashkëpunim me institucionet vendore dhe partnerët evropianë, kompania punon për të forcuar besimin dhe për të ndërtuar një treg më modern dhe të qëndrueshëm në rajon.