Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë të ditur se i ka mbyllur dy strehimore ilegale të kafshëve në Komunën e Ferizajt.
AUV për Klankosova.tv njoftoi se inspektorati doli në dy lokacionet, ku inspektorati veterinar ka konstatuar se: “Qenët të cilët janë marrë në adaptim nga Komuna e Prishtinës, janë në kushte jo të mira dhe në kundërshtim me legjislacionin në fuqi”.
Ndër tjera, shtohet se përgjegjësit e strehimores nuk përkujdesen për sa i përket shëndetit dhe mirëqenies së qenve dhe se një numër i kafshëve të strehuara kishin ngordhur .
“Ndaj personave përgjegjës janë marr vendimet për mbyllje të strehimoreve dhe kthimin e qenve në strehimore të licencuar të Komunës së Prishtinës”.
“Pas përfundimit dhe kompletimit të lëndëve, rastet do të procedohen në gjykatë”, thuhet nga AUV.
Ndaj secili veprim jo human ndaj kafshëve, AUV do të ndërmarr të gjitha veprimet ligjore për parandalim të keqtrajtimit, ndaj personave përgjigjes do të iniciohen procedura ndëshkimore.