Telenews

AUV ndalon veprimtarinë e bllokut operativë në Klinikën e Ortopedisë

auv-ndalon-veprimtarine-e-bllokut-operative-ne-kliniken-e-ortopedise

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se bazuar në të gjeturat e ekipit inspektues është urdhëruar ndalimi i përkohshëm i veprimtarisë së bllokut operativë në Klinikën e Ortopedisë.

Zëdhënësi i AUV, Lamir Thaqi ka thënë për KosovaPress, se pas pranimit të aplikimit për pëlqim sanitarë të SHSKUK-së Klinikës se Ortopedisë, është caktuar një ekip inspektues për kontroll të aspekteve teknike sanitare-higjienike dhe bazuar në të gjeturat e ekipit inspektues është urdhëruar ndalimi i përkohshëm i veprimtarisë së bllokut operativë në Klinikën e Ortopedisë.

“Bazuar në ligjin e inspektoratit sanitarë dhe ligjin për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse, mandatit të inspektoratit nuk janë plotësuar kushtet ligjore për lejim të veprimtarisë sipas kërkesës që është paraqitur. Hapësirat e këtij blloku operativ nuk i plotëson kushtet teknike sanitare dhe higjienike për ushtrim të veprimtarisë si sall operative. Korridori që lidhë bllokun operativë me dhomat është punuar nga materiali qe nuk është higjienik. Disa nga pajisjet janë të vjetruara-dëmtuara dhe koroduara. Dyshemeja është pjesërisht e dëmtuar. Ka mungesë të ujit të ngrohtë rrjedhës. DDD nuk është kryer në të gjitha hapësirat. Nuk ka qen i mirë  pastrim gjeneral, i cili do të mundësonte nivel të mirë higjienikë. Për të gjitha këto të gjeturat është njoftuar drejtori i kësaj klinike, i cili njëkohësisht është informuar me ndryshimet të cilat duhet të bëhen për t’u arritur niveli i plotësimit të kushteve për lëshim të serishëm në punë”, ka thënë ai.

Sipas Lamir Tathqit, trupa inspektuese sot menjëherë ka parë angazhimin për intervenim në rregullim të mangësive për shkak të rëndësisë që ka kjo hapësire për marrje të shërbimeve shëndetësore të qytetarëve.

Ai shtoi se gjatë gjithë kohës do ta mbajmë në monitorim përmirësimin e kushteve dhe në momentin që vlerësohet plotësimi i tyre do të bëhet riinspektimi për dhënie të pëlqimit dhe lejim të punës.

Të ngajshme

IKSHPK: Në javën e fundit shtatë raste të reja me fruth

Yllka Gashi

Këto janë llojet e kancerit që shkaktojnë më së shumti vdekje te burrat dhe gratë –

KushtrimGuraj

7 raste me virusin e Nilit Perëndimor në Kosovë, 2 të vdekur

Yllka Gashi