Analistja Zana Avdiu, ka bërë një reagim para takimit të nesërm mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili do të zhvillohet në Bruksel, nën ndërmjetësimin e BE-së.
Ajo komentoi një deklaratë të Kurtit, i cili ka thënë se është i lumtur për ta parë se çfarë statuti është përgatitur për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe.
Sipas saj, Kurti “e ka djegur Kuvendin që mos ta lejojë krijimin e Asociacionin”. Ndërkohë sot, ajo shprehet se Kurti është i lumtur se po i përgatitet statuti i “Zajednicës”.
“Jam i lumtur te shoh cfare statuti eshte pergatitur per Asociacionin”- Albin Kurti E ka kalle kuvendin, e ka blloku vendin.. per mos mi leju krijimin e asociacionit, e sot lumturohet se po i pergatitet statuti zajednices, edhe ate qe po i servohet ne tavoline”, shkroi ajo në Facebook.
“Eu bre.. Mazi s‘di cka kane me ba ata qe garantojshin, qe Kurti nuk e nenshkruan kurre krijimin e asociacionit”. shtoi ajo.