Telenews

Avdyli: S’mjaftojnë votat VV-Guxo për Osmanin, roli i opozitës vendos vazhdimin e mandatit

Deputeti nga partia Guxo, Haxhi Avdyli, vlerëson se presidentja e vendit, Vjosa Osmani, meriton edhe një mandat tjetër.

“Vjosa Osmani si presidente në 5-vjeçarin e kaluar ka treguar një performancë dhe paraqitje brilante në përfaqësimin e Kosovës jashtë vendit, por edhe në çështjet e brendshme. Normalisht që një kandidate si Vjosa Osmani, me gjithë këtë përgatitje si politike, si profesionale, si në lidhjet e saj me miqtë tanë ndërkombëtarë është kandidatja më e qëlluar për vazhdimin e kësaj detyre”, u shpreh Avdyli.

Avdyli, në një prononcim për media, u shpreh se beson se edhe Lëvizja Vetëvendosje është pro Osmanit.

Megjithatë, Avdyli thotë se roli i opozitës është vendimtar në vazhdimin ose jo të një mandati tjetër për Vjosa Osmanin.

“Mendoj që Vjosa Osmani është kandidatja e duhur, besoj që edhe partneri i koalicionit, Lëvizja Vetëvendosje, është pro Vjosa Osmanit. Ju e dini që nuk mjafton 66 vota tona, por as votat Vetëvendosje-Guxo nuk mjaftojnë, na duhet një konsensus më i gjere dhe në këtë kuptim na duhen edhe minimumi edhe 15 vota të cilat ne nuk i kemi – nuk është çështja për dy vota, por për 15. Roli i opozitës në këtë rast është i madh për të vendosur se a duhet të vazhdohet mandati i Osmanit apo të zgjidhet një emër tjetër”, deklaroi Avdyli.

Të ngajshme

35 milionë euro për super tenderin, qindra kompani në garë, 15 fitojnë

Valjeta Turkaj

Për herë të parë, Belgjika ndriçon rrugët për muajin e Ramazanit

Valjeta Turkaj

Ish-ministri i PDK-së shpreh gatishmërinë për postin e presidentit, tregon arsyen

Valjeta Turkaj