Telenews

Avokati Halimi: S’ka urdhër arrest për Ridvan Muharremin, ai është dërguar në Prokurorinë Speciale për një deklaratë

Avokati i Ridvan Muharremit Mahmut Halimi ka thënë se policia e Kosovës e ka dërguar klientin e  tij  për intervistim në Prokurorinë Speciale. Halimi ka pohuar se nuk ka urdhërarrest për Muharremin, por ka vetëm urdhër për bastisje dhe se vetëm pas intervistomit do të dihet statusi i klientit të tij.

Urdhër arrest nuk ka, ka urdhër për bastisje. Tash klientin tim e kanë dërguar direkt në Prokurorinë Speciale ku ka me dhanë një deklaratë dhe mandej vendoste se cfër do të jetë epilogu dhe status i tij”, ka thënë ai para medieve.

Ai ka treguar se bastisja ka të bëj më rezervat shtetërore.

Ende nuk kemi as dyshime, me siguri se fjala është për lajmet e publikuara rreth importit të sasisë së grurit dhe vajit. Për këtë do të japim sqarime atje. Provat janë, kështu që gjithçka do të sqarohet”, ka thënë Halimi.

Të ngajshme

Shpërthime të fuqishme në Teheran, Izraeli nis sulme të reja

Valjeta Turkaj

Rrustemi edhe njëherë shpjegon afatet se kur dhe si mund të zgjedhet presidenti/ja

Valjeta Turkaj

I shkaktoi 2.5 milionë euro dëm Francës, arrestohet në Shqipëri 61-vjeçari italian

Valjeta Turkaj