Telenews

Avokati i deputetes Vrenezi: Do ta apelojmë vendimin, presim lirim nga akuzat

Urim Vokshi, avokat i deputetes së Vetëvendosjes Jetmire Vrenezi, e cila u dënua sot me tre vjet burgim për keqpërdorim të pozitës zyrtare të mbajtur në të kaluarën, ka thënë se verdikti i sotëm ishte ai që s’e prisnin.
“Ishte befasi për ne, duke marrë parasysh akuzën dhe provat në të cilat mbështetet. Kemi pritur vendim lirues sepse bëhet fjalë për veprime që Vrenezi i ka bërë si inspektore, që ka të bëjë me rrënimin e një ndërtimi pa leje. Aktgjykimin nuk e kemi pranuar ende, mirëpo me ta pranuar do ta apelojmë në Gjykatën e Apelit”, është shprehur Vokshi për Klan Kosova.
Ai ka treguar se Vrenezi e ka pritur vendimin me shqetësim, pasi që ka pritur që të lirohej nga akuzat.
“Ndërkaq, për dorëheqjen nuk kemi biseduar dhe nuk kam ndonjë version për këtë”.

Të ngajshme

Nagavci: Arlinda paralajmëroi se mund t’i merrej jeta, institucionet të japin përgjigje konkrete

Rrezarta Ramaj

Ligji për Specialen, Presidentja përdori këtë arsyetim për kthimin e tij në Kuvend

Rrezarta Ramaj

Ministria e Arsimit hap thirrjet për pesë skema të bursave studentore

Rrezarta Ramaj