Telenews

Avokati i politikanit serb Sanduloviq: U ndalova për 4 orë nga BIA, më liruan

 

 

Avokati serb Cedomir Stojkoviq që dje ishte për vizitë në varrezat e familjes Jashari, thotë se është ndaluar për plot katër orë nga Agjencia e Sigurimit Informativ në Serbi-BIA.

Ndalimi ndodhi teksa ai po kthehej nga Kosova për në Serbi.

Ai thotë se tashmë është liruar.

“Pasi u ndalova për 4 orë nga anëtarët e Agjencisë së Sigurisë Informative të Serbisë, më liruan për lëvizje të lirë”.

Ndryshe nga klienti i tij Nikolla Sanduloviq i cili u raportua se u rrah, avokati thotë se zyrtarët e BIA-s që folën me të kishin një qasje profesionale.

“Ata bënin pyetje që i interesonin dhe u sollën me shumë edukatë. Nuk ndjeva asnjë armiqësi pavarësisht dallimeve natyrore që kemi. Shpresoj që fjalët që dëgjuan nga unë do të jenë po aq ndriçuese sa janë”, tha ai.

Stojkoviq thotë se paraburgimi prej katër orësh (maksimumi ligjor) është rezultat i vendimeve të dikujt tjetër.

“Gjatë asaj kohe kemi pasur mundësi të shkëmbejmë mendime pa tension. Pa dyshim, ndoshta prokurori publik në Beograd mendon ndryshe. Të shohim kur të vijë koha”, tha ai.

Të ngajshme

Formimi i një komisioni të ekspertëve të kualifikuar për rishikimin e doracakëve është një hap i nevojshëm

KushtrimGuraj

Ç’surpriza ka përgatitur moti të premten dhe fundjavë në Kosovë?

KushtrimGuraj

Shkurte Fejza dhe Shaqir Cërvadiku publikojnë këngën “O Flamur”

Erzana Fazliu