Telenews

AVOKATI I TË ARRESTUARIT KOSOVAR NGA SERBIA, MINISTRIA E JASHTME DHE FAMILJA NUK E DINË ARSYEN E ARRESTIMIT

Qytetari i Kosovës, Abaz Beqiraj, është arrestuar para dy ditësh nga autoritetet serbe në kufirin Hungari-Serbi.
Ministria e punëve të Jashtme e Kosovës, nuk ka arritur ende të kuptoj arsyet e arrestimit të Beqirajt.
Në anën tjetër edhe avokati i tij, Arianit Koci ka thënë se as familja e Beqirajt, e as MPJ, nuk kanë asnjë informatë për arsyet e arrestimit.
“Familja e Beqiraj, nuk e ka asnjë informatë për arsyet e arrestimit. MPJ e Kosovës, poashtu, nuk ka arritur të siguroj asnjë informatë për rastin familja, deri tani, është dashur përmes rrugëve zyrtare, së paku ta kuptoj arsyen e arrestimit, nga zyrja e jonë në Beograd” shkroi Koci.
MPJ, ka reaguar gjatë ditës së djeshme ku thuhej se po presin informacione nga Zyra Ndërlidhëse, gjë e cila nuk ka ndodhur.

Të ngajshme

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj