Telenews

Avokati i Zemajt kërkon ta arsyetojë sulmin e klientit të tij ndaj personit

Avokati Besnik Berisha ka dalë me një sqarim publik lidhur me incidentin e ndodhur sot në sheshin e Prishtinës, ku u përfshi deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj.

Berisha ka deklaruar se klienti dhe miku i tij, Zemaj, nuk ka qenë nxitës apo agresor i situatës, por viktimë e një provokimi dhe sulmi fizik të paprovokuar.

“Z. Zemaj nuk ka qenë në asnjë rrethanë nxitës apo agresor i situatës. Përkundrazi, ai ka qenë viktimë e një provokimi dhe fyerjeje të rëndë, pasuar nga një sulm fizik i paprovokuar, për të cilin është dhënë deklaratë dhe zhvilluar intervistë zyrtare në Polici,” ka bërë të ditur Berisha.

Sipas tij, ngjarja është sqaruar plotësisht në bashkëpunim me organet e hetuesisë, dhe faktet tashmë janë të dokumentuara në dosjen e Prokurorisë.

“Personi që në raportimet e para është paraqitur si viktimë, në realitet ka qenë sulmuesi dhe agresori i vetëm në këtë rast,” ka theksuar avokati.

Berisha ka shtuar se pavarësisht se nuk ka pasur asnjë faj në incident, deputeti Zemaj ka shprehur keqardhje për situatën, duke manifestuar “dinjitet dhe përgjegjësi publike”.

Në fund, ai ka kërkuar nga mediat që të raportojnë me saktësi dhe të korrigjojnë titujt që, sipas tij, “deformojnë të vërtetën” duke e paraqitur deputetin si sulmues.

“Raportimi me tituj që aludojnë se z. Zemaj ka sulmuar një qytetar duhet të korrigjohet dhe titujt të reflektojnë faktet reale, pa deformime të së vërtetës,” ka përfunduar Berisha.

Të ngajshme

Moti për sot

Donat Hashani

“Kërko një javë kohë” – Tahiri publikon bisedat me Abdixhikun

Donat Hashani

RTK e mbulon në mënyrë të pabalancuar incidentin me Zemajn- burime brenda televizionit tregojnë se kronika ka konflikt interesi

KushtrimGuraj