Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), është shprehur optimist për të ardhmen e kësaj partie politike.
Ai ka thënë se LDK-ja është partia e vetmja që i mbetet besnik shtet-ndërtimit.
”LDK-ja është e vetmja parti që ka bërë hapat e vetëm në shtet-formim dhe partia e vetmja që i mbetet besnik shtet-ndërtimit”, ka thënë ai.
Më tutje, Azemi ka kritikuar Qeverinë e Lëvizjes Vetëvendosje për mënyrën sesi po drejton vendin.
Kur ka folur për çështjet ekonomike, ai ka thënë se Qeveria ka përdorur krahasimet me vitin pandemik për të nxjerrur shifra të mëdha – të cilat thotë se nuk qëndrojnë.
”Vitin paraprak vendi sapo doli nga pandemia dhe ka pasur një bom industrial në gjithë botën dhe kur i krahason shifrat me vitin me vitin pandemik sigurisht që ato shifra dalin të mëdha, por kur e sheh këtë vit, shifrat që i krahasojmë me vitin paraprak rritja ekonomike ka qenë aty 2%, ashtu është mbledhur, kjo është rritja e vërtetë çfarë ka ndodhur”, ka thënë ndër tjerash Azemi. /Telenews/