Këngëtarja kosovare, Monika Salihu, ka ndarë një postim prekës.
Ajo tregoi se babai i saj, ish-boksieri legjendar Aziz Salihu është diagnostikuar me sëmundjen e Alzheimerit.
Me anë të një video ku ndau disa momente emocionues, Monika theksoi se familja e tyre ka qenë gjithmonë e bashkuar dhe do të mbetet e tillë deri në fund.
Për fund ajo shtoi se ai i don të gjithë me shpirt edhe pse sot është më ndryshe.
View this post on Instagram