Telenews

Babai i foshnjës i kishte parë copat e trupit, rrëfimi rrëqethës i skandalit në spitalit e Pejës

Vazhdon të jetë kryefjalë e mbrëmjes, skandali që ngjau në Spitalin e Pejës, atje ku raportohet se një foshnje e vdekur ishte vënë në lavatriçe nga dikush prej stafit të spitalit.

Në rrëfimin për Ineksonline, babai i foshnjës, identiteti i të cilit nuk është publikuar, ka thënë se dyshimet filluan në momentin kur nga stafi refuzuan ta lënë të lirë kufomën.

Spitali fillimisht refuzoi ta lirojë trupin e vdekur të fëmijës së tij, teksa dyshimet u konfirmuan kur babai veçse i pa copat e trupit.

Rasti tashmë është konfirmuar edhe nga Prokuroria Themelore e Pejës. Zëdhënësi i Prokurorisë gjegjëse, Shkodran Nikçi, ka thënë për Insajderin se rasti ka ndodhur javën e kaluar, teksa hetimet janë duke vazhduar.

“Rasti ka ndodhur javën e kaluar. Prokurori i krimeve të rënda ka dal në vendin e ngjarjes, rasti është në fazën e hetimit. Po i presim edhe raportet nga Inspektorati Shëndetësor”, tha ndër tjerash ai për Insajderin.

Në anën tjetër, nga Spitali tashmë kanë konfirmuar suspendimin e shtatë punonjësve, teksa hetimet po zhvillohen vetëm në një pistë: atë të ruajtjes së fetusit të vdekur.

“Duhet theksuar se hetimet nuk janë duke u bërë për ndërhyrjen kirurgjike apo përkujdesjen tjetër shëndetësore, por lidhur me mënyren se si është bërë ruajtja e fetuesit të vdekur, dhe tërë atë që ka ndodhur deri në dorëzim e Fetuesit të vdekur tek familjarët.

Rasti është ende në hetim dhe sapo që organet e hetuesisë dhe Inspektoriatit shëndetësor të dalin me konstatime e veprime përfundimtare, opinioni do të njoftohet me detaje të ngjarjes dhe me masa adekuate të parapara me ligj”, thuhet ndër tjerash në komunikatën respektive.

Të ngajshme

Trafik kokaine në Zvicër, operacion me 5 të arrestuar, mes tyre edhe një shqiptar

Valjeta Turkaj

Kurti i hakmerret Baljes, ia shkarkon zv/ministrin dhe këshilltarin

Valjeta Turkaj

Foshnja vdes disa orë pasi lindi, nëna konsumonte kokainë gjatë shtatzënisë

Valjeta Turkaj