Telenews

Babai i njërit prej të arrestuarve për vrasjen e rreshterit Lika: Nëse djali im është veç 1% i përfshirë, nuk i sigurojë as avokat

Fehmije Gashi, avokatja e Diamant Gashit njërit nga të arrestuarit si të dyshuar për vrasjen e policit Muhamed Lika, ka treguar bisedën që ka pasur me babanë e klientit të saj.

Ajo është shprehur se ai ka thënë që nëse djali i tij është siç ka thënë vetëm 1 për qind i përfshirë, ai nuk do t’i sigurojë as avokat.

“Për klientin tim, që është i fundit i renditur, thuhet se pas kryerjes së veprës penale e ka strehu në shtëpinë e tij, mirëpo klienti im është kategorik që as nuk ka qenë në dijeni çka ka ndodhë, për arsye pasi familja e tij, siç jemi ne shqiptarët, e ka një lidhje miqësore me familjen e të ndjerit, Muhamed Lika, për më tepër edhe më vjen shumë keq, aq më tepër që kemi qenë ish-kolegë në Policinë e Kosovës edhe thotë se lajmin e kam marrë prej babës”.

“Këtë ma thotë edhe babai i tij, i cili dje kur më ka angazhuar, pasi kemi bërë kontratë veç për fazën e hetimeve, për arsye se ka thënë që në rast se djali im është së paku vetëm 1 për qind i implikuar në këtë vepër penale, unë nuk pranoj as avokat, asgjë t’i sigurojë atij”, u shpreh Gashi.

Të ngajshme

Peci: Kosovës i duhet një qeveri me koalicion me shumicë shqiptare

KushtrimGuraj

Dalin pamje të reja nga ballafaqimi i Njësisë Speciale të Kosovës me terroristët në Banjskë

KushtrimGuraj

Tentativa e pestë për konstituimin e Kuvendit, a do t’i sigurojë VV’ja votat për Haxhiun?

KushtrimGuraj