Telenews

Babai i Triumf Rizës e krahason Sekiraqën me këtë lider botëror famëkeq

 

 

Babai i policit të vrarë Triumf Rizës, Shefqet Riza ka thënë se ai nuk ka hequr dorë nga besimi te sistemi i drejtësisë së Kosovës, edhe pse të akuzuarit për nxitje të vrasjes së djalit të tij, Enver Sekiraqës iu shqiptuar dënim prej 25 vitesh në burg, dënim ky jo maksimal për Shefqetin.

Riza ndërkaq Enver Sekiraqën e krahasoi edhe me Adolf Hitlerin, për arsyen sipas babait të Triumfit, nxitësi është më i keq se vrasësi.

Po ashtu babai i të ndjerit është shprehur se ata nuk do të dorëzohen deri në frymën e fundit.

Tutje ai shprehet i lodhur nga të gjitha rigjykimet e këtij rasti.

“Jo në fakt unë sistemit të drejtësisë i besoj, nuk është që nuk i kam besuar, por në fakt me këtë rastin tim, në rastin e Triumf Rizës, aq shumë është zgjat, që 17 vite, për një vrasje që është ditur qysh në fillim se kush është vrasësi, dhe saktë është ditur, kështu që tre herë brenda 17 vjetëve po kthehet në rigjykim, e konsideroj si të padrejtë, konsideroj se në asnjë familje, ne shumë jemi dëmtuar, po konsideroj se me të vërtetë kjo shoqëri duhet me i pasë disa kritere shoqërore civilizuese të dihet të çmohet. Nuk është në rregull që të çmohet më shumë një kriminel se sa një polic elitar, që është ruajtës i rendit dhe i qetësisë, edhe në fakt është i shpallur hero pikërisht për rastin e luftës kundër bandave dhe krimit të organizuar”tha Riza për Edicionin Special të Klan Kosovës.

“Ka qenë e qartë se vrasës ka qenë Enver Sekiraqa, nxitës ka qenë Enver Sekiraqa, e nxitësi është më i keq se sa vrasësi. Edhe Hitleri nuk ka vrarë personalisht njerëz, por ai militantët e partisë të tij i ka nxit për të bërë krime kundër njerëzimit. Prandaj çdo gjykatë duhej ta kishte parasysh këtë, jo t’i zbritet dënimi, por t’i rritet dënimi dhe të merr dënimin e meritar, dhe të jetë shembull që askush më të mos ngrit duar me vra mbrojtësit e rendit e qetësisë”.

“Unë nuk mundem më të shkoj nëpër gjyqe, jemi lodhur, jam me shëndet ta rraskapitur, krejt familja jemi në gjendje të keqe me këtë, kështu që ne ia kemi lënë sistemit të drejtësisë të vendos”.

“Ne nuk dorëzohemi deri në frymën e fundit do të luftojmë, nuk muj me e ngjallë më djalkin, por dënimin e merituar krimineli duhet me e marr”.

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani