Telenews

Babai që nxori vajzën në pritë, sekreti për rrëmbimin e 14-vjeçares në Shkup

Detaje të reja janë publikuar në media në lidhje me vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska, e cila u nxor në pritë te rrëmbyesit  nga babai i saj Aleksandar Gjorçevska, tashmë i arrestuar nga policia e Maqedonisë së Veriut.

Sipas të rejave më të fundit, ish-bashkëshortja e Aleksandar Gjorçevskas vinte nga një familje e pasur dhe së fundmi kishin shitur një shtëpi. Ishte pikërisht ky moment që Aleksandër ishte vënë në dijeni dhe kërkonte të përfitonte para.

Ai kishte mbajtur kontakte të vazhdueshme me autorin e krimit Lupço Palevski, që u kap së fundmi në Turqi dhe e informonte atë për lëvizjet e të gjithë familjes dhe vajzës së tij të mitur në veçanti.

Ministri i Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, Oliver Spasovski kur u pyet dhe mbi mënyrën si u ekzekutua 14-vjeçarja, zbuloi se plaga që i solli vdekjen e saj u shkaktua me armë zjarri./Telenews/

Të ngajshme

Britania e Madhe vendos sanksione të reja ndaj Rusisë

Valjeta Turkaj

Gruaja e Rexhep Selimit tregon arsyen pse nuk e votoi Donika Gërvallën për kryeparlamentare

Valjeta Turkaj

U aksidentua me motor në Fier, vdes 38-vjeçari në Tiranë

Valjeta Turkaj