Telenews

Bahri Fazliut i ngrihet pllakë përkujtimore në vendin ku ra heroikisht

Heroi Bahri Fazliu sot do të festonte ditëlindjen e tij të 53-të.

Mirëpo, rënia e tij heroike më 7 maj të vitit 1998, bëri që emri i tij të mbetej përgjithmonë në librat e historisë dhe në kujtesën e popullit.

Me rastin e ditëlindjes së tij, Valon Murati, ish-luftëtar i UÇK-së, njoftoi se “Gzimit”, nofka e Bahri Fazliu, i është vendosur pllaka përkujtimore në Qafë Bogiqe të Deçanit.

“Sot djalit më të mirë të Kosovës e gjithë Shqipërisë, Bahri Fazliut-Gzimit, ia festuam ditëlindjen e 53-të duke ia vendos pllakën përkujtimore në Qafë Bogiqe në tre kufirin shqiptar”, shkroi Murati në Facebook.

Në pranverë të vitit 1998, Bahriu, si pjesëtar i UÇK-së, kishte shkuar në Shqipëri, i ngarkuar me detyra të caktuara. Më 7 maj 1998, Bahriu bie trimërisht në kufirin në mes të Kosovës, Shqipërisë dhe të Mali të Zi, në Qafë Bogiqe afër Plavës.

Ndonëse ai fillimisht u varros në Plavë, pas tri javësh, vëllezërit dhe shokët, trupin e Bahriut e zhvarrosin nga varrezat e Plavës dhe e varrosin në vendlindjen e tij në Llaushë të Podujevës, afër vëllait të tij dëshmor, Fahriut.

Trupat e tyre sot prehen bashkërisht në fshatin e lindjes, ku iu është ngritur një pllakë që ruan kujtimin për vëllezërit dëshmorë të kombit: Fahri Fazliu dhe Bahri Fazliu. /Klankosova.tv

Të ngajshme

Osmani pas çmimit “M100 Media Award”: Kosovarët përjetuan dhimbjen që sot e kanë ukrainasit

KushtrimGuraj

Ekskluzive | Dyshohet për sulm me laser ndaj pilotit të helikopterit të KFOR-it, aktivizohet Policia e Prokuroria

KushtrimGuraj

Lajçak takohet me këshilltarin e Macronit, pritet diskutimi për dialogun Kosovë-Serbi

Erzana Fazliu