Telenews

Bajçinovci për deklaratën e tifozërisë së Abazoviq-it: Për një politikan shqiptar është e turpshme

Deputeti Mefail Bajçinovci ka komentuar deklaratën e ish-kryeministrit Dritan Abazoviq.

Bajçinovci ka thënë se megjithëse ai është munduar ta “mbrojë vetën”, ku Abazoviq nuk e ka pranuar që e përkrah kombëtaren serbe, sipas deputetit, është deklaratë e gabuar.

“Është deklaratë e gabueshme kur një ish-kryeministër shqiptar i Malit të zi thotë do ti përkrahi ekipet Ballkanike, këtu nënkupton menjëherë Serbinë. Ky nuk e përkrah Maqedoninë se nuk është, por cilën përveç Serbisë?” ka thënë Bajçinovci.

Teksa shton se politikanët mundohen të arsyetohen, por është gabim.

“E kanë nxjerrë prej konteksti këta politikanët, e kanë një system ku tentojnë me u arsyetu, por mendoj që është e gabueshme, një shqiptar nuk duhet me përkrah pa marrë parasysh në cilat troje është, për një politician shqiptar është e turpshme,” thotë Bajçinovci.

source

Të ngajshme

Valencia e çon në shtëpi trajnerin Corberan, shkarkimi pas rezultateve të “dobëta” –

KushtrimGuraj

Karim Adeyemi shfaqet me veturë me targa të Kosovës në Barcelonë – bie në sy kodi “05” –

KushtrimGuraj

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe –

KushtrimGuraj