Telenews

Bajqinovci nuk ndalet me pyetjen për opozitën: A jeni për hapjen e urës së Ibrit?

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci po vazhdon me pyetje ndaj opozitës, se a janë për hapjen e Urës së Ibrit, apo kundër hapjes.

Bajqinovci pretendon që opozita ka frikë nga Peter Stano – zëdhënësi i BE-së.

Shprehu opozitë, PO ose JO!” – ka shkruar ai në Facebook.

Shkrimi i tij:

A është opozita për shtrirjen e ligjshmërisë në gjithë territorin e Kosovës, apo jo?

Apo keni frikë nga Peter Stano, i cili thotë se duhet pyetur serbin për çdo hap që qeveria e Republikës së Kosovës e merr në veriun e Kosovës.

Opozitë, deklarohuni dhe koncentrohuni: a jeni për hapjen e urës së Ibrit dhe shtrirjen e ligjshmërisë duke larguar strukturat ilegale nga çdo cep i Kosovës?

Shprehu opozitë, PO ose JO!

 

Të ngajshme

Sindikata ngre alarm: Shkollat do të mbesin pa mësimdhënës

Valjeta Turkaj

Reagon Dafina Zeqiri: Po vdisni për ekskluzivitet që s’do ta merrni kurrë

Erzana Fazliu

Osmani për takimin me Shean: Aleatët tanë, të përkushtuar për anëtarësimin e Kosovës në OKB

Erzana Fazliu