Telenews

“Bajraktarët” e Shqipërisë nisin kontrollet nga ajri

 

Në ditët që vijnë do të nisin kontrollet e para nga ajri, përmes fluturimeve të dronëve, për të monitoruar territorin e goditur tentativat për kultivim kanabisi dhe ndërtimet pa leje, kryesisht këto të fundit në zonat bregdetare.

 

 

 

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla zhvilloi takimin e parë sot në zonën e Lumit të Vlorës, në kuadër të një turi që do të shtrihet në gjithë vendin, me fokus zonat e konsideruara si të nxehta.

Në takimin ndërgjegjësues morën pjesë Prefekti i Vlorës Vangjel Tavo, drejtues të njësive vendore Vlorë, Himarë e Selenicë, kryepleq e drejtues të Policisë së Shtetit.

“Fotografimet dhe pamjet e dronëve do t’i përdorim, qoftë në luftën kundër kultivimit të kanabisit, por për fat të mirë do t’i përdorim edhe kundër ndërtimeve pa leje. Për të dhënë një përgjigje përfundimtare ndaj gjithkujt që ende nuk ka vënë mend, se nuk mund të ndërtohet më pa leje. E këtu nuk po flas për riparimet e çative që të jem i qartë ia kam bërë me dije drejtorëve të drejtorive vendore të Policisë dhe po ia përsëris, qeveria i ka marrë masat dhe i ka lehtësuar procedurat maksimalisht kur një familje do të riparojë një çati dhe SPZ nuk ka nevojë më të merren me këtë punë”.

“Mjaft më me historitë e çative të fshatit, merruni me kultivimin e kanabisit, merruni me ndërtimet pa leje në bregdet. Mos u merrni as me stane as me muret rrethuese të shtëpive. Këta këtu, dinë t’i qajnë muret rrethuese. I bëjnë me gurë, i bëjnë pa çimento, i bëjnë pa beton”, ishte mesazhi i Ballës, raporton KlanTV.

Ministri shtoi se fotografimi që do të bëhet nga ajri në mënyrë të vazhdueshme përmes edhe mjeteve ajrore të GdF edhe dronëve “Bajraktar”, nxjerr zbuluar gjithkënd.

Ai tha se viti 2023 konsiderohet një vit suksesi sa i përket luftës kundër fenomenit të kultivimit të kanabisit.

 

source

Të ngajshme

Gashi pas dështimit në KiE: Qeveria e mori lehtë këtë punë

Murati tregon se si do të funksionojë skema e re e asistencës sociale në Kosovë

Donat Hashani

Pagesat vazhdojnë edhe me euro, edhe me dinarë