Telenews

Bajrami e LDK-së me akuza ndaj Qeverisë pas rritjes së pensioneve

Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka thënë se rritja e pensioneve dhe pagave në kohë fushate elektorale është tentativë për të blerë vota.

“Rritja e pagave, pensioneve dhe shpërndarja taksave të qytetarëve në çfarëdo forme, në kohë fushate elektorale, është tentativë me ble vota, është skemë e korrupsionit publik.”

Bajrami ka shkruar se nëse Kurti e Murati bregosen për qytetarët, ata duhet që pensionet dhe pagat t’i indeksojnë për normën e inflacionit që në vitin 2022.

“Nëse Albini Kurti e Hekuran Murati do të brengoseshin për qytetarë, ata pensionet dhe pagat do t’i indeksonin për normën e inflacionit që në vitin 2022, por kjo nuk ndodhi sepse atëherë nuk kishte zgjedhje.”

Bajrami ka shtuar se “rritja e pensioneve sot 20%, nuk është e mjaftueshme sepse vetëm norma e inflacionit që ka ndodhë gjatë qeverisë Kurti është 22%”.

Të ngajshme

Ndahet nga jeta ish-punëtori i KEK-ut, Qamil Krasniqi –

KushtrimGuraj

Sot në Llapushnik zbulohen bustet e Skënderbeut, Adem Jasharit dhe Pjetër Bogdanit –

KushtrimGuraj

Nga LVV e PDK, te LDK e AAK, solidaritet ndërpartiak për Jakup Krasniqin

Rrezarta Ramaj
Lajmet po ngarkohen…