Telenews

Bajrami e qartë: LDK nuk hyn në pazare politike me VV-në, le ta gjejë shumicën vetë

Pas dështimit të pestë radhazi për konstituimin e Kuvendit, deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka qenë e prerë: LDK nuk do të bëhet pjesë e asnjë marrëveshjeje politike për kryetarin e Kuvendit.

“Ne e kemi thënë qartë: asnjë kandidat i VV-së nuk është i pranueshëm për LDK-në. Nuk jemi të gatshëm për marrëveshje, as për kompromise”, ka deklaruar Bajrami para mediave.

Ajo theksoi se përgjegjësia për të krijuar shumicën i takon ekskluzivisht Vetëvendosjes, e cila sipas saj po tregon “paaftësi për të siguruar votat e nevojshme”.

“Janë edhe 14 parti të tjera në Kuvend. Le t’i gjejë VV-ja votat e tyre. Ne nuk kemi votë as për VV-në, as për partnerët e tyre të koalicionit”, ka shtuar Bajrami.

Bajrami ka kritikuar edhe organizimin e takimeve konsultative, duke thënë se Dehari nuk ka autorizim t’i thërrasë ato, dhe ka konfirmuar se LDK nuk ka marrë pjesë në asnjërin prej tyre.

LDK mbetet e vendosur në pozicionin e saj dhe nuk lë hapësirë për negociata – ndërsa bllokada politike në Kuvend vazhdon pa një zgjidhje në horizont.

Të ngajshme

Djali hodhi statujën nga ballkoni dhe la të vdekur turisten, prindërit ndiqen penalisht për vrasje

Valjeta Turkaj

Tahiri i AAK-së: Nuk marrim pjesë në seancën për president ku propozohen dy kandidatë prej një partie

Valjeta Turkaj

Fibula Travel mbledh partnerët e industrisë në hapjen e sezonit veror 2026

Valjeta Turkaj