Telenews

Bajrami godet Vjosa Osmanin: Ajo është fajtore pse LDK ra në 12 për qind – nuk ka më vend për të në parti

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, e cilësoi Presidenten e vendit, Vjosa Osmani, si shkaktaren kryesore të rënies masive së LDK-së në zgjedhjet e vitit 2021.

Në një intervistë në Debat Plus, Bajrami u shpreh pa ekuivoke se Osmani nuk ka më vend në Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke e lidhur emrin e saj me periudhën më të errët elektorale të partisë.

“Sipas meje, personalisht, Vjosa Osmani është fajtori kryesor pse LDK-ja në vitin 2021 ka ra në 12 për qind. Dhe, iu rikujtoj deklaratën e Vjosa Osmanit kur ka thënë: ‘Nëse unë nuk jam në LDK, nuk jam në politikë’.” – deklaroi Bajrami.

Të ngajshme

Xhandarmëria serbe dyshohet se ka plagosur dhe rrëmbyer një person në veri

Valjeta Turkaj

Therje me thikë në një lokal në Podujevë

Valjeta Turkaj

Një tjetër tërmet i fuqishëm godet Turqinë

Valjeta Turkaj