Telenews

Bajrami ironizon me Kurtin: Ka dështuar me të gjitha premtimet

 

 

Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti se në zgjedhjet e ardhshme do të dalin më të fortë se në vitin 2021.

Bajrami duke ironizuar i ka numëruar Kurtit premtimet që i bëri kur erdhi në pushtet dhe nuk i realizoi.

Bajrami thotë se pas gjithë dështimeve të Kurtit në këtë mandat, natyrshëm që vjen kjo pritje nga ai se në mandatin tjetër do të del më mirë se në vitin 2021.

“Pasi që i ka ndërtu 160 qerdhe, 4000 banesa për qifte të reja, e ka ulë çmimin e energjisë elektrike, e ka liru çmimin e vajit, bukës, qumështit e sheqerit, e ka zhbërë Zajednicën, pasi që e ka detyru Serbinë me kërku falje dhe me i pagu dëmet e luftës, pasi që e integroj Kosovën në Këshillin Evropës, pasi që na njohën shumë vende në mandatin e tij dhe pasi që u integruam në shumë organizata ndërkombëtare natyrshëm vjen edhe pritja e tij se në mandatin tjetër do të del më mirë se në vitin 2021”, përfundoi Bajrami për GazetaBlic.

source

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 19 shtator

Erzana Fazliu

Nivel tjetër i korrupsionit: Faton Peci ua punëson gratë tre policëve që po e hetonin

KushtrimGuraj

Tahiri: Të formohet një Qeveri pa Kurtin

KushtrimGuraj