Telenews

Bajrami kritikon Kurtin: Ka bllokuar mbi 37 milionë euro për komunat

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar Qeverinë Kurti për bllokimin e 37.5 milionë eurove të komunave. Bajrami ka thënë se 37.5 milionë euro janë bllokuar që pesë muaj.

Ajo ka thënë se këtu përfshihen tenderë për projekte të ndryshme.

“I ka blloku 37.5 milionë euro që 5 muaj, të hyra vetanake të komunave, janë qindra tenderë që s’po mund të shpallën: rrugë, ura, ujësjellës, kanalizime, shkolla, qerdhe e shtepi të shëndetit e ju flet për vitin tjetër”, ka shkruar ajo në Facebook.

“Kjo më së paku është hipokrizi!”, ka shkruar Bajrami.

Reagimi i saj vjen pasi Kurti ka thënë se qeveria e tij ka ndarë 200 milionë euro më shumë për komunat sesa qeverisjet e kaluara.

Të ngajshme

Mbretëria e Bashkuar paralajmëron: NATO duhet të përgatitet pa ShBA

Valjeta Turkaj

“E kreva punën”, çka i tha Naimi, Kushtrimit pas vrasjes së Liridonës?

Valjeta Turkaj

Kurti udhëton drejt Francës, ka një drekë pune me Macronin

Valjeta Turkaj