Telenews

Bajrami: Kryeministri i ka marr 51% të votave duke mashtruar

 

 

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajeami tha se ftesa e kryeministrit për darkë nuk ishte e sinqertë.

Në emisionin Interaktiv në KTV, deputejta Bakrami tha se kryeministri duhet të marrë përgjegjësi dhe të dorëzohet.

Deputetja e LDK-së tha se si parti nuk pranojnë shpërndarjen e Kuvendit sepse kjo sipas saj do të amnistonte kryeministrin. “Ai dëshiron të thotë që Kuvendi s’po punon dhe eja të shkojmë në zgjedhje, duke mos pranuar dështimin e tij”, tha deputetja Bajrami.

E pyetur nëse LDK ka frikë të shkojë në zgjedhje, deputetja Bajrami tha se “as partia në pushtet nuk është më e gatshme se LDK për të shkuar në zgjedhje”. Ajo tha se nuk mund të bashkëpunojnë me një njeri që i ka quajtur tradhtarë.

“Ky i ka marr 51% të votave duke mashtruar. Ka thënë që do t’i lirojë çmimet e rrymës e gjithçka tjetër, mirëpo e dimë sa janë rritur çmimet”, tha Bajrami.

source

Të ngajshme

Dhunë fizike ndaj një gruaje në Viti, arrestohen bashkëshorti dhe vëllai i saj

Rrezarta Ramaj

KRU “Prishtina” njofton për intervenime në disa zona

Rrezarta Ramaj

Alaudin Hamiti zbulon pamje para nisjes së Bigut: “Emocione të reja na presin në një studio krejtësisht të re”

Rrezarta Ramaj