Telenews

Bajrami: Kushtetuta e Kosovës është ndër më të fortat në Evropë

Akademiku Arsim Bajrami ka vlerësuar se Kushtetuta e Kosovës është ndër më të fortat në Evropë për sa i përket mënyrës së ndërtimit.

“Kushtetuta e Kosovës është ndër më të fortat në Evropë, për çfarëdo rishikimi qoftë edhe ai formal a teknik, me shtua një presje, do të duhej tre konsensuse. E para politik i të gjitha partive, e dyta ndëretnik që do të duhej të negociohej me deputetët që kanë ulëset e garantuara dhe e treta edhe pse në vitin 2011 është hequr pavarësia e mbikëqyrur, ne s’mund të bëjmë ndryshime të njëanshme esenciale”, ka thënë Bajrami në edicionin special në RTK.

Bajrami, i cili ka qenë një nga hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, ka shtuar se sanksionet kushtetuese janë politike dhe i referohen të tre pushteteve.

“Kushtetuta është e ndërtuar mbi dy premisa: e para është që ka lindur dhe ka njohur një shtet të ri ndërkombëtarisht, kjo është në favor të shqiptarëve sepse për herë të parë bashkësia ndërkombëtare ka njohur një shtet si të pavarur si një rast ‘sui generis’ i shtetndërtimit. Premisa e dytë është trajtimi ekstra kushtetues i pakicave, sidomos për pakicën serbe”, ka thënë ai.

Kushtetuta e Kosovës u miratua më 9 prill 2008 dhe hyri në fuqimë 15 qershor 2008. Çdo 9 prill në Republikën e Kosovës është ditë feste.

Të ngajshme

Haxhiu për qëndrimet e opozitës: Absurde, ata e dinë që i kemi numrat

KushtrimGuraj

Abrashi i VV’së kritika Presidentes: Foli me termat e një autoriteti të Kushtetutës, por s’dha zgjidhje për problemin

KushtrimGuraj

Avdyli konfirmon marrëveshjen me Nismën

KushtrimGuraj