Telenews

Bajrami: Nëse ZRrE nuk e pezullon vendimin, do të hyjë në histori si armiku më i madh i ekonomisë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), duke thënë se nëse ky institucion nuk e pezullon sot vendimin për përjashtimin e bizneseve nga shërbimi universal i furnizimit me energji, do të hyjë në histori si “armiku më i madh i ekonomisë në vend”.

Sipas saj, rreth 140 mijë vende pune janë në rrezik, ndërsa përjashtimi i bizneseve nga tregu i rregulluar mund të shkaktojë një valë të re inflacioni që do të prekë çdo produkt.

“E kemi thënë që në fillim: nuk ka treg të lirë, bizneset nuk janë të përgatitura, as institucionet. Bizneset e përjashtuara ende nuk i kanë faturat e muajit qershor”, shkroi Bajrami.

Ajo ka kërkuar që Prokuroria të veprojë ndaj bordit të ZRrE-së, duke i akuzuar për veprime në favor të interesave private dhe jo publike.

Të ngajshme

Kur ligji ‘shkon në pushim veror’, licenca e zyrtarit të KEK-ut mbetet pezull në KRPP jashtë çdo afati ligjor

KushtrimGuraj

Pritje të gjata në kufi – deri në një orë e gjysmë te Dheu i Bardhë

KushtrimGuraj

Gjashtë punëtorë ndërtimi vdiqën në korrik, institucionet në gjumë

KushtrimGuraj