Telenews

Bajrami publikon postimin e dikurshëm të Kurtit ku ankohej për naftën e shtrenjtë: A s’po ndjeheni të mashtruar?

Anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, reagoi ndaj “komenteve me gjuhë vulgare” në një postim të saj në Facebook ku kishte kritikuar qasjen e qeverisë ndaj rritjes së çmimeve të naftës.

Në një reagim të ri, Bajrami publikoi një postim të kryeministrit Albin Kurti, i cili në vitin 2018 ankohej se çmimi prej 1.20 euro e një litri naftë “kurrë s’ka qenë më shtrenjtë.

“Për të gjithë ata që nuk u pajtuan pa e lexuar fare postimin tim të fundit dhe u shfryen në komente me gjuhë vulgare, që ku po ju lë një postim të Albinit në vitin 2018, lexone se besoj ju ka marrë malli. Dhe me tregoni a s’po ndjeheni të mashtruar?!”, shkroi Bajrami.

“PS. Për fermerët që i paska përmendë atëbotë do të shkruaj një ditë tjetër, se si subvencionet e vonuara po ua merr ATK-ja me gjoba. Shkoni e pyetni fermerët si ju ka ndryshu gjendja prej që ka ardhë Albini në qeveri? A për xhipa të qeverisë nuk komentoj, se realiteti s’do koment”, shtoi ajo.

Të ngajshme

“Çdo Bajram shkoj në Kosovë vetëm për hir të nënës”, hoxha zbulon bisedën me të vrarin në Majac

Rrezarta Ramaj

Rudolph: Kosova dhe Gjermania ndajnë përkushtim për lirinë dhe demokracinë

Rrezarta Ramaj

EKSKLUZIVE: Një orë para krimit në Majac, Ardita dhe Ilazi pinë kafe në një lokal

Rrezarta Ramaj