Telenews

Bajrami thirrje rinisë: Ata që janë të pakënaqur me situatën aktuale politike le t’i bashkohen LDK-së

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka uruar Forumin Rinor të LDK-së në 36 vjetorin e themelimit.

Bajrami ka pasur një thirrje për të rinjtë që s’janë të kënaqur me situatën aktuale politike që t’i bashkohen LDK-së meqë aty janë dyert e hapura për ta.

“Urimet më të sinqerta me rastin e 36-vjetorit të gjithë themeluesve dhe atyre që sot janë pjesë e Forumit Rinor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërsa të rinjve që ende s’janë pjesë e kësaj organizate u them se nëse s’jeni të kënaqur me situatën politike aktuale dhe dëshironi të kontribuoni që ajo të ndryshojë, shtëpia e demokracisë i ka dyert e hapura për ju!”, ka shkruar Bajrami.

Të ngajshme

Aksident në Raushiq të Pejës, s’dihet për të lënduar

Valjeta Turkaj

Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prizren

Valjeta Turkaj

Emiratet e Bashkuara Arabe thonë se “triumfuan” në luftë

Valjeta Turkaj