Telenews

Bajrami uron LVV-në për fitoren teksa u kërkoi ndjesë votuesve të LDK-së për rezultatin

bajrami-uron-lvv-ne-per-fitoren-teksa-u-kerkoi-ndjese-votuesve-te-ldk-se-per-rezultatin

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami e ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje për fitore në zgjedhjet e 28 shkurtit, megjithatë, sipas saj, kjo parti triumfoi pa asnjë sukses për pesë vjet qeverisje.

Ajo deklaron se LVV-ja doli fituese me njerëz nën aktakuza, nën masa ndëshkuese të BE-së, dhe siç thotë tutje Bajrami, me degradim të raporteve me ShBA-të, me inflacion dyshifror dhe me mafi energjetike.

“Sepse t’i fitosh zgjedhjet pa asnjë sukses për pesë vjet qeverisje, me njerëz nën aktakuza, me korrupsion enorm, nën masa ndëshkuese të BE-së, me degradim të raporteve me SHBA-të, me kapje dhe nepotizëm në çdo institucion, me shkelje serike të Kushtetutës, me inflacion dyshifror dhe me mafi energjetike vërtet është “sukses i madh”.

Në llogarinë e saj në Facebook, Bajrami pati edhe një mesazh për votuesit e LDK-së, pasi ky subjekt politik doli i treti sipas rezultateve të KQZ-së.

“Po, votuesit tanë kokën lart. Ne të tjerët gishtin në kokë. Sepse kjo është koha për të dhënë përgjegjësi dhe për të marrë përgjegjësi. Votues dhe struktura, Na falni për dëshpërimin. Jemi mirënjohës për besimin dhe përkushtimin tuaj, sepse jeni ju që e mbani Lidhjen Demokratike të Kosovës gjallë e të fortë”, shkruan ajo.

Bajrami sipas rezultateve të deritashme, është kandidatja e dytë më e votuar në listën e LDK-së për deputete.

Të ngajshme

Shijoni Ramazanin me ofertën e veçantë të KonSoni: 30 vezë për 2.90€

Valjeta Turkaj

Orët vendimtare: Zgjedhje e presidentit apo zgjedhje të reja

Valjeta Turkaj

Gara shpejtësie në rrugën Pejë–Prishtinë, ndëshkohen dy shoferë me 500 €

Valjeta Turkaj