Telenews

Bajrami: Vazhdon korrupsioni, vetëm dje KRPP ka publikuar 4 kontrata njëburimore

 

 

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se vetëm gjatë ditës së djeshme janë publikuar katër kontrata njëburimore në shumë prej 683 mijë euro,.

Ajo e ka cilësuar këtë si korrupsion, derisa ka thënë se duhet të dënohet dhe përgjegjësit të vihen para drejtësisë.

“Korrupcioni duhet të ndëshkohet. Në ekonominë e tregut askush s’ka të drejtë që në sektorë ku ka konkurrencë të negociojë kontrata me një kompani. Kjo është në kundërshtim me nenin 10 të Kushtetutës, në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik, respektivisht është keqpërdorim i detyrës zyrtare, dëmtim i buxhetit të shtetit – është KORRUPCION. Korrupcioni duhet të dënohet dhe përgjegjësit të vihen para drejtësisë”, ka shkruar Bajrami.

Ajo edhe ka treguar se nga cilat insituticione janë lidhur këto kontrata, ku dy janë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës si dhe dy nga Korporata Energjetike e Kosovës.

source

Të ngajshme

Pse të dielave na kap mërzia kur afrohet e hëna? Fenomeni që shumë njerëz e përjetojnë, por pak e kuptojnë

Rrezarta Ramaj

Dorëheqja nga posti i kryetarit, PDK del me sqarime rreth vendimit të Hamzës A

Rrezarta Ramaj

Kosova pjesë e retorikës nacionaliste në prag të zgjedhjeve në Serbi –

KushtrimGuraj