Telenews

Bakllavaja e Bajramit i çon në spital – 120 persona kërkuan ndihmë mjekësore në Tetovë

Festimet e Bajramit kanë sjellë një fluks të madh pacientësh në Urgjencën e Tetovës, kryesisht për shkak të konsumimit të tepruar të ëmbëlsirave dhe ushqimit të rëndë.

Sipas raportimeve, vetëm gjatë ditës së djeshme, 150 pacientë kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa 120 prej tyre kanë pasur shqetësime të lidhura me ushqimin.

Pacientët janë paraqitur me simptoma të tilla si të vjella, tension i lartë i gjakut dhe dhimbje barku.

Mjeku kujdestar Kujtim Rexhepi, përmes një deklarate për TV21, ka apeluar te qytetarët që të tregojnë kujdes me ushqimin, veçanërisht gjatë ditëve të para të festës.

Mjekët rekomandojnë që gjatë festave të konsumohen ushqime të lehta, të shmanget ngrënia e tepërt e ëmbëlsirave dhe të pihet sa më shumë ujë për të shmangur problemet shëndetësore.

Të ngajshme

Luani që mbahej si kafshë shtëpiake në Shqipëri strehohet në Gjermani

KushtrimGuraj

Kurti i 9 shkurtit fillon me sulme banale kundër Hamzës e Abdixhikut

KushtrimGuraj

Më 22 dhjetor mbahet seanca e Supremes për rastin ndaj Dardan Krivaqës

KushtrimGuraj